Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ka shprehur se qeveria po mendon për një paketë të dytë në mbështetje të shtresave në nevojë.

 

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në ‘Vizion Plus’, Ekonomi zbuloi lajmin por nuk dha detaje ndërsa tha se do të mësojmë në ditët dhe javët e ardhshme.

 

Ministrja theksoi gjithashtu se qeveria ka qenë në mbështetje të qytetarëve në të gjitha momentet e vështirësive që nga tërmeti I vitit 2019, me pandeminë dhe së fundmi me krizën ekonomike.

 

“Së pari, që në krye të herës që Shqiprinë e kanë goditur disa situatra të vështira, qeveria ka marrë masat e duhura , qoftë për tërmetin, pandeminë dhe tani lufta e si pasojë edhe kriza. E gjithë bota po përballet me një krizë ekonomike që nuk është parë më parë dhe I ka prekur të gjitha vendet e botës. Në këto kushte ne jemi munduar të japim mbështetje edhe për familjet ashtu edhe për bizneset e vogla, ju i keni parë paketat përkatëse. Përveç kësaj janë edhe vazhdmi i investimeve të rëndësishme publike. Sipas të dhënave të INSTAT kërkesa e brëndshme në ekonomi ishte rritur me 8,4 përqind. Ka shumë nevojë që investimet publike të shkojnë përpara.”

 

Në lidhje me kritikat e opozitës kundrejt qeverisë për kompensimin e kompanive, Ekonomi tha se çdo faturë është e kontrollueshme dhe kushdo që është i intereaur mund t’i gjejë.

 

“Paguhet diferenca e çmimit sipas kontratave që janë të lidhura e janë pjesë e asaj që menaxhon Ministria e Financave që çdo faturë që kalon është e dukshme që lidhen me drejtorinë e tatimeve. Të gjitha këto janë të shikueshme dhe të vlerësueshme për të gjithë ata që janë të interesuar. Qeveria është duke menduar për një paketë të dytë, dhe në ditët në vijim do të keni informacion më të plotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.