Afganët janë përballur me një krizë të parave që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit më 15 gusht. Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe banka qendrore amerikane ndërprenë aksesin e Afganistanit në fondet ndërkombëtare javët e fundit. Bankat në të gjithë Afganistanin u mbyllën, dhe shumë bankomate nuk po shpërndanin para.

 

Lagjja Chaman-e Hozori të Kabulit është mbushur me sende shtëpiake, ku po shiten me çmim të ulët nga afganët për të ushqyer familjet e tyre.

 

Ndërsa shumë banka janë rihapur, u vendos një kufi javor i tërheqjes prej 232 dollarësh. Qindra burra dhe gra kanë kaluar ditët e tyre, duke qëndruar në radhë jashtë bankave të vendit, duke pritur mundësinë për të tërhequr fonde.

 

OKB-ja ka paralajmëruar se varfëria në Afganistan mund të rritet me 25 për qind me shumë banorë që nxitojnë të shesin pronat e tyre, nën vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *