E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kriza e Venezuelës/ Guadio amnisti për presidentin Maduro, SHBA “përplaset” me Rusinë

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido ka thënë se ai do të jepte një amnisti për presidentin Nicolás Maduro në qoftë se ai do të lëshonte ​​pushtetin.

 

Në një intervistë, Guaidó, i cili u deklarua të mërkurën president i përkohshëm, tha se po arrinte tek të gjithë sektorët duke përfshirë ushtrinë për t’i dhënë fund krizës.

 

Reklamë

Ajo vjen në mes të përpjekjeve të SHBA për të bllokuar rrjedhat e të ardhurave të presidentit Maduro.

 

Maduro ka ndërprerë prej disa ditrësh lidhjet me SHBA dhe deri më tani është mbështetur vetëm nga ushtria.

 

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare është e ndarë nëse do të njohë qeverinë e tij apo jo.

 

Të mërkurën Guaidó, i cili është kreu i Kongresit Kombëtar të zgjedhur nga Venezuela, bëri me dije se ai ishte presidenti legjitim.

 

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe si dhe një cërë vendesh nga Amerika Latine kanë mbështetur pretendimin e e Guadio.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Rusia është rreshtuar kundër dhe ka dënuar mbështetjen e jashtme për Guaido, duke thënë se ai shkeli ligjin ndërkombëtar.

Por nga ana tjetër krahas Rusisë Maduro ka marrë mbështetejen edhe të Kinës, Meksikës dhe Turqisë.

 

Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Mike Pompeo ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen të shtunën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë