Largimi I të rinjve drejt vendeve që ofrojnë më shumë mundësi punësimi, nuk është vetëm një fenomen shqiptar.

Raporti i 2019 mbi ekonominë dhe emigracionin në Itali konfirmoi se në 10 vitet e fundit  e kanë lënë vendin plot 500 mijë italianë.

Nga kjo shifer, gjysma pra 250 mijë janë të moshës nga 15 deri në 34 vjec, pra të rinj.

 

Largimi i cerek milioni I të rinjve nga Italia për afro një dekadë I ka kushtuar buxhetit të Italisë 16 miliard euro humbje.

Në mesin e shkaqeve që kanë detyruar të rinjtë italian për tu larguar nga vendi janë shanset e pakta për të gjetur një punë.

Italia në fakt regjistron shifren më të ulët të atyre që punësohen në periudhën mes 25 dhe 29 vjec.

Nëse BE e ka mesataren 75% të punësimit për të rinjte të moshës nga 25-29 vjec, ndryshe ndodh në Itali ku kjo përqindje nuk shkon më shumë se 54.6 %. Bëhet fjalë për të rinjtë të cilët kanë përfunduar universitetin.

Edhe më keq janë statistikat për të rinjte të cilët nuk kanë studiuar në fakultet dhe janë pa punë. 30.9 % e të rinjve të moshës nga 25-29 vjec që nuk kanë bërë një shkollë të lartë në Itali janë pa punë, ndryshe nga mesatarja e BE që është 17.1%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *