E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kritikat ndaj Ronela Hajatit/ Reagon Nard Ndoka: Rama del nudo dhe e votojnë!

Ish-deputeti Nard Ndoka ka reaguar ndaj komenteve të ashpra të shqiptarëve për veshjen dhe paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovizion.

 

Ndoka thotë se Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, e shqiptarët e quajnë modern, ndërsa veshjen e Ronelës e quajnë si fyerje.

 

Reklamë

“Rama po, Ronela jo! Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.

Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.

Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!” shkuan Ndoka në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë