Skuadra merengues, fituese në fuqi e këtij trofeu, ka pasur një rrugëtim me ulje dhe ngritje në këtë edicion.

 

Në fazën e grupeve skuadra e Zidan u rendit në vendin e dytë pas kraheve të Dortmund me 12 pikë, 3 fitore dhe 3 barazime.

 

Më pas në letër, madrilenët në takimet me eleminim direkt patën një kalendar më të vështirë sesa Juventus.

 

Fillimisht gjetën rival Napolin të cilen e kaluan me dy fitorë nga 3 me 1. Në çerekfinale shorti i rezervoi një duel gjigandësh kundër Bayernit të Mynihut.

 

Ishin duelet e Kristiano Ronaldos i cili pas një periudhe të dobët në Champions u kthye të bëjë liderin duke shënuar 5 gola në fitoret 2 me 1 në Gjermani dhe 4 me 2 në Madrid, edhe pse polemikat për disa gabime të gjyqtarit në dëm të Bayernit ishin të medha.

 

Në gjysmëfinale ishte radha e Atletiko Madrid për të qenë viktima tjetër e Realit ku sigurisht tripleta e Ronaldos në takimin e parë vendosi shumë për kalimin e Realit për herë të 15 në finale e këtij trofeu, me shpresën se pas milanit të Arrigo Sakit, Los Blankos do të jenë ekipi i parë që do të fitojne dy herë radhazi këtë kompeticion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *