Ish kreu i KQZ Kristaq Kume ka komentuar zhvillimet politike dhe garën për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Kume tha se në Tiranë, ku është edhe bashkia më e madhe e vendit, gara pritet të jetë e fortë.

 

Ndarja në dy kampe mes të majtëve dhe të djathtëve sipas tij do sjellë më shumë përplasje politike.

 

Por rezultati shtoi Kume që do dalë në 14 maj, do shërbejë edhe si një test për zgjedhjet e përgjithshme të 2025-sës.

 

Një betejë e cila përveçse gjithë procesi po zhvillohet me përplasje politike sesa për atë që është në thelbin e vet. Në mënyrë të vazhdueshme Tirana është quajtur si test. Vetë zgjedhjet vendore janë cilësuar si test për zgjedhjet e përgjithshme qqë vijnë pas dy vitesh.

 

Sot kemi 6 kandidatë në garë. Në fund kur të dalë rezultati të shërbejë për të zbutur dhe për ti dhënë më pak mundësi humbësit se humba se tjetri më mori votat e mia. Dy janë nga e majta që pretendojnë të marrin vota të majta, dy të tjerë nga e djathta do marrin vota nga e djathta.

 

Është një garë e fortë patjetër. Ka mes tyre individë që kanë treguar që janë karizmatik, kanë forcë të ecin përpara.

 

Fakti që janë ndarë kështu kampet, e bën më interesante të gjithë garën elektorale. E denatyron garën, se do e kthejë në përplasje politike. Gara do të bëhet vetëm duke përdorur argumenta politikë më tepër se argumentat që i shërbejnë kësaj gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *