Subscribe

Kreytarja e LSI, Monika Kryemadhi në ditën e Krishtlindjeve, ka përcjellë mesazhe urimi dhe begatie për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.

 

Nga Katedralja Orthodokse, Kryemadhi tha se besimi në zot është e vetmja rrugë për t’u kthyer në rrugë të mbarë është besimi në zot.

 

“Në këtë ditë Krishtlindjesh me këtë diell të mrekullueshëm që sot ia dha Zoti Tiranës, unë dua të uroj sot të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha! Mbarësi, lumturi në familjet e tyre! Zoti dërgoi Krishtin te ne për të na thënë që na do shumë dhe ne duhet ta duam Zotin, të besojmë te Ai, ti rikthehemi besimit, sepse vetëm besimi në Zot do të na drejtojë në një rrugë të mbarë, do të na drejtojë në rrugën e drejtë dhe do të na drejtojë drejt të vërtetave. Këto Krishtlindje, të jenë Krishtlindjet të cilat të sjellin shqiptarëve dashuri në shpirt, begati në familjet e tyre dhe në familjet e tyre qofshin të lumtur, sepse shqiptarët e meritojnë lumturinë!”

 

Por krahas kësaj deklarate Kryemadhi u ndal edhe tek politika. Ajo tha se e vetmja rrugë që do t’I sillte begati shqiptarëve është dakordësia dhe paqja e politikës.

 

Sipas Kryemadhit, një politikë që nuk I shërben qytetarëve, nuk është politikë por armik.

 

“Mendoj që dakortësia dhe paqja e politikës, do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë e saj nga besimi, sepse besimi në Zot do ti japi politikës edhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë, që të mos gabojë, por të eci aty ku duhet. Që ti shërbejë qytetarëve të saj. Një politikë që nuk i shërben më qytetarëve të saj, nuk është më politikë, por është armiku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *