Drejtësia dhe policia holandeze sugjerojnë rikthimin e vizave për shqiptarët duke kushtëzuar lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Shkak i kërkesës së pazakontë të bërë për qeverinë, janë bërë kriminelet shqiptarë në Holandë. Raportet e policisë dhe Prokurorisë vendase konkludojnë se ata janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, duke operuar kryesisht në trafikun e drogës, pastrimit të parave dhe në trafikun e qënieve njerëzore. Këto fakte i ka bërë të ditura gazeta “De Telegarph”. Javën e kaluar një ekip i policisë speciale arrestoi një vrasës shqiptar që ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit.

 

Gazeta thekson se situata po bëhet gjithnjë e më serioze. Përveç trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kriminelët merren me transaksionet financiare të pazakonta, shumë transferta të dyshimta që klasifikohen si “sekret shtetëror”. Ata udhëheqin linjat e drogës nga Amerika e Jugut deri në Bredësi të Evropës dhe e shpërndajnë edhe në Amsterdam.

 

Ekspertët e cituar nga gazeta verejnë se në 2016, numri i shqiptarëve të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale, u dyfishua krahasuar me vitin e mëparshëm. Vetëm në Amsterdam, që nga viti i kaluar, janë zhvilluar 36 hetime për shtetasit shqiptarë. Ndërkohë, policia vlerëson se janë gjashtë herë më shumë shqiptarë që qëndrojnë në Holandë sesa jane regjistruar zyrtarisht. Kjo është për shkak se ata janë të lirë të udhëtojnë si turist brenda zonës Shengen. Por megjithë alarmin e ngritur nga policia për krimin shqiptar, rikthimi I vizave nga qeveria duket një hap I largët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *