E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Kronikë

Krimi në Vlorë, autori e viktima konsumuan alkool bashkë/VIDEO

Zbulohet shkaku i vrasjes së ndodhur këtë të premte në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije së arsyeja e vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Selenicës, Fatmir Hodo 64 vjeç, ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit.

 

Gjithashtu informacionet bëjnë me dije se konflikti mes dy personave ka nisur pasi ato kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

 

Ndërkohë uniformat blu të këtij qyteti kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në record të autorit të ngjarjes shtetasi Admir Delaj, 44 vjeç,

 

Ndalimi dhe arrestimi i 44 vjeçarit është bërë pas afro një orë ndjekje, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

 

Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjërje të rëndë që i mori jetën një 64-vjeçari.

 

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/1910056149112765/

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video