E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Krimi në Shqipëri, Dogjani: Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të zgjidhet nga populli

Deputeti i PD, Asllan Dogjani duke komentuar ngjarjet kriminale në Shqipëri, ka deklaruar se ka rënë besimi i qytetarëve të Policia e Shtetit.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Dogjani tha se ka ardhur koha që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet zgjedhur me votën e popullit dhe të mos jetë më vetëm një emërim i ministrit.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Dogjani: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të zgjidhet nga populli, mos jetë më emërim ministri. Ti ke në Policinë e Shtetit, çfarë të të them unë, s’janë nga ana profesionale. Të gjithë këto, do t’i përdorë dhe krimi dhe je në gjendje katastrofale. Sot vrasje, nesër tjetër, nuk punohet për zbardhjen e ngjarjeve.

Barkaj: Policia e Shkodrës ka kryer rekord për pastrimin e parcelave me drogë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë