Vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen 10 në Korçë, është zbardhur nga policia përsa i përket identifikimit të viktimës dhe autorit të ngjarjes.

 

Burime të policisë konfirmuan se viktima është shtetasi Altin Balliu, 30 vjeç nga fshati Slabinje i Pogradecit.

 

Ndërkaq, policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është në kërkim për kapjen e tij. Ai është Olger Mustafaj, 35 vjeç. Autori vrasjes rezulton të jetë me precedentë penal.

 

Ndonëse u deklarua nga hetimet paraprake se krimi në lagjen 10 në Korçë, e njohur kjo zonë periferike edhe si lagjia e francezëve, ndodhi për një konflikt të çsstit, rethanat nuk janë të qarta plotësisht.

 

Nuk është zbuluar ende shkaku i konfliktit midis autorit të krimit dhe viktimës, si dhe prania e dyshimtë e pogradecarit Balliu në orët e mbrëmjes në Korçë.

 

Policia pritet të japë versionin e saj pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të autorit të dyshuar të ngjarjes, për të cilin është vënë në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *