Subscribe

Bledar Toçi, punonjësi i policisë që akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit, do të qëndrojë në burg.

 

Masa iu komunikua në mjediset e spitalit të Durrësit aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, 36 vjecari nuk ka folur, por nëpërmjet avokatit të tij ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

Avokati Luan Mansaku ka deklaruar pë mediat se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes duke qëlluar mbi 41 vjeçarin Dritan Haxholli të cilin e la të vdekur.

 

Për këtë ai ka kërkuar një mase sigurimi më të lehtë atë arrest shtëpie, por që nuk është marë parasysh nga trupi gjykues duke e lënë në burg.

 

Avokati tha se do ta apelojnë vendimin. Arrestimi i Toçit erdhi pas ngjarjes që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsides Qatjas, aty ku u vra Dritan Hoxholli dhe mbeti i plagosur vetë. Ndërkohë në burg është lënë edhe I vëllia I Bledar Toçit, Bernard Toçi, të cilit iu gjetën 7 doza kokainë gjatë kontrollit në banesë që ushtroi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *