E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Krimi në familje/ Vrau gruan më pas veten, këta janë viktimat në Orikum (FOTO)

Vizion Plus ka siguruar foton çiftit Llogara dhe Sose Xhebrojt, bashkëshortët të cilët ndërruan jetë sot në Orikum.

Dinamika e ngjarjes është e rëndë, ku sipas njoftimit, gruaja është dhunuar dhe vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka vrarë veten.

Rreth orës 13:30, Policia ka marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesën e saj.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro, 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro., 50 vjeç.

Reklamë

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, në garazh është gjetur autori i dyshuar, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë