Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën paraditen e kësaj diele: Nje burrë ka vrarë gruan me armë zjarri dhe më pas edhe veten, pas një debati në familje. Kjo është banesa ku ka ndodhur krimi. Ajo ndodhet në zonën e njohur si Frutikultura, në Kodër Kamëz.

 

Halil Lita 65 vjeç sipas policisë, qëlloi me automatik në drejtim bashkëshortes, Dije Lita, 60 vjeçe. Por, pak pas krimit, autori ka njoftuar vëllain e tij, cili banon ngjitur me të. Në momentin kur ky i fundit hyri në banesë i gjeti të dy të shtrirë në dyshemene e kuzhinës. Ngjarja tragjike, erdhi pas një sherri në familje, por dyshohet se shkak i konfliktit mund te ketë qenë xhelozia. Çifti kishte pesë fëmijë dhe në ato momente askush nuk ndodhej në banesë.

 

Ishin fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, e cila i ka gjetur bashkëshortët të pajetë. Në pyetje po merren familjarët e çiftit si dhe fqinjët për të zbardhur arsyet e krimit të rëndë. Familja Lita me origjinë nga Kukësi, kishte ardhur vite më parë në periferi të kryeqytetit dhe nuk kishte patur probleme.

 

Vetëm një ditë më parë në një fshat të Lushnjës, një grua u qëllua për vdekje me sqepar nga bashkëshorti, pas konfliktit për motive xhelozie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *