Dalin në dritë detaje të reja për vrasjen dyfishe të ndodhur në Loutraki të Greqisë. Për këtë krim është akuzuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili është zhdukur dhe kjo gjë e rëndon edhe më shumë pozitën e tij.

 

Sipas mediave greke, autoritetet kanë përjashtuar pistën e grabitjes sepse në shtëpi nuk mungon asgjë. Gjithashtu, dera e shtëpisë ku u vra çifti u gjet e mbyllur dhe pa asnjë gjurmë dhune, gjë që tregon që vrasësi kishte çelës.

 

Duke qenë se shqiptari ishte në një lidhje me viktimën, 43-vjeçaren Fotini Svitlana, dyshimet janë që të kemi të bëjmë me një krim pasioni. 43-vjeçarja kishte vendosur të ndahej kohët e fundit, për të vazhduar jetën me një farmacist Ioannis Zonitsa, me të cilin kishte një vit që dilte.

 

Por 45-vjeçari nuk e pranoi ndarjen dhe i bënte presion Fotini Svitlanës që të martohej me të. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i gjeti lakuriq në një moment intim të dashurën e tij dhe farmacistin. Në këto kushte, atij ju errrën sytë dhe përdori një hanxhar dhe thikë për të vrarë çiftin.

 

Gjetjet e ekzaminuara në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike mund të vërtetojnë identitetin e tij. Por duke qenë se trupat e pajetë u gjetën me vonesë, nga mediat fqinje raportohet se vrasësi mund të ketë përfituar për tu arratisur dhe për të ardhur në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *