Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve nga Durrësi që të denoncojnë çdo akt të paligjshëm që ka të bëjë me krimet zgjedhore.
Kjo nismë, argumentoi kreu i shtetit i hap rrugë një procesi zgjedhor transparent dhe sipas standardeve europiane.
“Nga sot na ndajnë vetëm 4 javë nga zgjedhjet. Prandaj ju ftoj të gjithë që ti bashkohen nismës ‘Denonco krimin zgjedhor’. Të gjithë bashkë duhet të bëhemi barrikadë. Ne duhet të denoncojmë hapur dhe pa hezitim cdo krim zgjedhor. E drejta e votës është ajo më sociale. Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm”, deklaroi Meta.
Ai paralajmëroi se se të gjithë ata që do të guxojnë të prekin votën do të ndëshkohen.
“Çdo vepri apo mosveprim, që synon korrupsionin aktiv apo pasiv, tentativë apo përdorim i funksionit publik për zgjedhje, çdo veprim që pengon zgjedhësin të votojë, që synon të tërheqë dhe përdorë dokumentet e identifikimit. Efektiv i Policisë e suhtrisë që përfshihet në politikë, apo mbështet. Çdo gjë që ju duket e paligjshme që synon të manipulojë zgjedhjet, të minojë zgjedhjet. E thërras këtë aleancë me qytetarët, për të sensibilizuar e përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar e funksionar që të denoncojë në Prokurori, KQZ edhe tek Presidenti me qëllim që askush mos i shmanget drejtësisë. Përmes kësaj aleance do të garantojmë se kushdo që tentont ë prekë votën e lirë s’do të ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar, siç e meriton një armik i Republikës. Kush prek votën, është armik. Do të trajtoj çdo denoncim, dhe do të publikoj faktet. Vetëm nëpërmjet ushtrimin e garantimit të votës do i japim fund krizës së legjitimitet”, deklaroi Ilir Meta.