Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA mbështet fuqishëm thirrjen e kryeprokurorit Çela që prokurorët të hetojnë krimin zgjedhor.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja thekson se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.

 

“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. SHBA mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin.”

 

Këtë të enjte, Olsian Çela iu bëri thirrje të gjithë prokurorëve të rretheve që të nisin hetimet për kallëzimet e bëra pranë KQZ e institucioneve të tjera lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *