Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thërritur për të marrë në pyetje tre deputetë të Partisë Demokratike. Alibeaj, Salianji dhe Bardhi publikuar disa ditë më parë audio përgjimin ku pretendohet se është duke folur Agron Xhafaj me një tjeter person I cili sipas selisë blu është Albert Veliu. Ky I fundit u mor në pyetje nga organi I akuzës të enjten por edhe këtë të premte.

 

Të enjten duhet të ishin paraqitur edhe tre deputetët e PD, por kjo gjë nuk ndodhi. Kështu organi I akuzës ka vendosur që të hënën ora 10:00, Salianji, Alibeaj dhe Bardhi të jenë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tiu përgjigjur pyetjeve në lidhje me audio përgjimin.

 

Kryeministri Rama ka thënë se audio përgjimi është I manipuluar pasi ai kishte kërkuar ekspertizë shkencore nga jashtë lidhur me këtë gjë ndërsa PD pretendon të kundërtën dhe për këtë gjë publikoi një intervistë me dëshmitarin X, I identifikuar si Albert Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *