E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krimet e Rënda lënë në burg Elton Piklin, “kasapi” i grabitjes së Rinasit

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg edhe Elton Piklin, të arrestuarin e pestë për supergrebitjen e Rinasit.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa i riu nga Kruja mësohet se u përfaqësua nga një avokat kryesisht. Ai ka mohuar të ketë qenë pjesë e grabitjes me armë.

 

Reklamë

Ndërkohë një nga të arrestuarit e tjerë, imami nga Kruja Oltion Veseli, përmes avokatit të tij ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg, me pretendimin se është i pabazuar në prova dhe fakte.

 

Të enjten policia ushtroi sërish kontrolle me mjete speciale në banesat e disa prej të arrestuarve, por deri në tani nuk është arritur të gjendet asnjë valutë nga rreh 6 milionë euro që u grabitën mesditën e 9 prillit.

 

Alkond Bengasi është personi kyç mbi deklarimin e të cilit grupi hetimor ka identifikuar pothuajse të gjithë anëtarët e bandës.

 

Krahas të arrestuarve të tjerë Saimir Cela dhe Renaldo Sulaj në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si dhe dy shtetas kosovarë.

 

Hetuesit po verifikojnë edhe rolin e një femre si bashkëpunëtore ndërsa kreu i grupit, Admir Murataj u vra ditën e grabitjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë