Dy aksione te IKMT dhe Policise ne Lushnje, evidentuan dy raste te krimeve mjedisore, cka solli edhe marrjen e masave me gjobe ndaj dy subjekteve.
Gjate kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.
Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
Nderkohe, IKMT gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, bashkia Lushnje konstatoi se njē tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.