E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Krim për një pelë/ Autori: Nuk doja ta vrisja bashkëfshatarin tim

Janaq Koleta u rrëfye para oficereve të policisë gjyqësore pas vrasjes së të mërkurës në mbrëmje në Labovë të Gjirokastrës.

Autori tha para oficereve se nuk kishte pasur për qëllim të vriste bashkëfshatarin e tij Andrea Xhavari.

Reklamë

“E qëllova Andrea Xhavarën me shkop nga këmbët për ta trembur. Mirëpo ai u rrëzua dhe goditi kokën shtylle truri. Pashe vetem qe po i dilte gjak dhe ika me vrap sepse me kapi frika.”

77 vjecari tregoi për oficeret e policisë gjyqësore edhe arsyet e nisjes së konfliktit.

“Sherri nisi pasditen e të mërkurën për një pelë. Mua me kishte humbur kafsha dhe per kete arsye shkova ti kërkoja llogari Andreas për pelën”.

Pas ngjarjes i moshuari tentoi te largohej, mirepo u arrestua ne kohe nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë