Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se qeveria ka mbështetur fermerët përmes një buxheti 7.3 miliardë lekësh, teksa shtoi se janë mbi 7300 fermerë që kanë marrë naftë.

 

Ajo tha se ka pasur investime për ujitjen dhe se këto investime do të vijojnë edhe këtë vit.

 

Sa i përket alarmit se fermat po rrezikohen nga falimentimi i fabrikave të përpunimit të qumështit, ministrja theksoi se nuk paraqitet asnjë rrezik.

 

“Kriza ka prekur dhe bujqësinë. Qeveria u është gjendur fermerëve këtë vit si asnjëherë tjetër me buxhetin më të madh të vënë ndonjëherë në dispozicion. Sa i takon imputeve bujqësore ne jemi fatkeqësisht të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevoja për ujitje dhe kemi bërë investime të qenësishme. Sot ne kemi fabrika përpunimi të qumështit, që kanë standarde ndërkombëtare. Sjellin produkte cilësore. Çmimi i fermerëve është rritur, si të tjerët, më vjen mirë për këtë sepse në këtë mënyrë ata krijojnë një mirëqenie të mirë. Ne plotësojmë 95% të nevojave të vendit për qumësht. Nuk kam dijeni se fabrikat janë në rrezik. Hap pas hapi aty ku ka nevojë të mbështete sektori jemi këtu. Duhet të shikojmë parashikimin e mbjelljeve. Nuk kemi indikatorë që po prodhohet më pak”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *