E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kreu i socialistëve europian: “Mbështesim hapjen e negociatave, shtyrja ishte gabim politik”

Në ditën e dytë dhe më të rëndësishme të Kongresit Zgjedhor të Partie Socialiste, i ftuari Sergei Stanishev, Presidenti i Socialisteve Evropiane, shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Me vlerësimin se dy qeveritë ajo e Tiranës dhe Shkupit i kanë përmbushur objektivat e tyre, Stanishev tha se është koha që Bashkimi Evropian të bëj detyrën e saj.

 

Reklamë

SERGEI STANISHEV

 

Reklamë

PRESIDENT I PSE

 

….Shpreh mbështetjen e Partisë Socialiste të Evropës  për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Mbeshtetsim nisjen e tyre sa me shpejt te jete e mundur. Shtyrja ne Tetor ishte nje gabim polik, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut kanë bere shume reforma si në ne rivleresimin e njerezve te drejtesise ne procession e vetingut, luften kundër korrupsionit dhe pergatitjet per integrim. Bashkimi Evropian duhet te jete i besuehsm  per aq kohë sa keni bere detyrat tuaj, tashme ajo  duhet te beje detyren e saj. Si Parti Socialiste e Evropës do të përdorim gjithe ndikimin tone qe keshilli ne Mars te ndermarre nje hap pozitiv….

 

Pasi renditi gjithë arritjet dhe reformat e ndërmarra nën qeverisjen e Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm Balla, tha se beteja e ardhshme e Partisë Socialiste është të marrë një mandat të tretë qeverisës.

 

Kongresi zgjedhor vijon punimet me pikat kryesore agjenda politike deri në Qershorin e 2021, votimin e ndryshimeve në statut dhe zgjidhjen e anëtarëve të Asamblesë së re të Partisë Socialiste.

Më shumë video

Reklamë