Në 10 maj socialistët kërkojnë zhvillimin e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

“TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

Negociatat me opozitën të zhvillohen mbi bazën e një kalendari dhe pastaj në përcaktimin e një profili. Cila është natyra dhe profili i prisdentit apo presidentes që Shqipëria ka nevojë në vitin 2022.”

Partisë Demokratike, asaj të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, deri më tani socialistët nuk i kanë vendosur një afat të fundit për uljen në tryezën e negociatave.

“Asnjë prej palëve në këtë vend nuk mund t’i shmangen përgjegjësive. Do ta quaja jo vetëm dobësi por papërgjeshmëri vetëpërjashtimin e secilit prej grupeve parlamentare të opozitës nga ky process”, tha Balla.

Me gjithë avantazhin e votave për ta zgjedhur të vetëm presidentin në raundin e katërt, ajo që artikulohet nga mazhoranca qeverisëse është:

“T’i japim Shqipërisë një president të gjithë shqiptarëve, jo një president të Partisë Socialiste.”

Pasi janë lexuar propozimet e bëra nga të tyret, emrat e sugjeruar nga populli dhe shoqëria civile përmes e-mail zyrtar, mazhoranca qeverisëse do t’i bëjë publik më të votuarit vetëm pasi me opozitën të jetë dakordësuar për profilin që do të drejtojë për pesë vitet e ardhshme presidencën.

“Nëse do të biem dakort për profilin ne do të kemi shortlistën përkatëse në atë që na ka ardhë nga nga propozimet nga deputetët dhe nga publiku. Shumica e shqiptarëve bien dakort, na duhet një shqiptar i shqiptarëve, pa dallime krahësh politike.”

Se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë mazhoranca qeverisëse deri në kandidaturën fituese për të parin e shtetit, kjo do të diskutohet edhe pasditen e të mërkurës në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *