Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me  një video të publikuar në media nga deputeti I Pd, Salianji ku është regjistruar Fredi Alizoti, kunati I “Babales” I cili pretendon se ishte marrë me makinë në shtëpinë e tij nga drejtori I policisë së shtetit Ardi Veliu dhe ishte dërguar tek krimet e rënda, ku për më teper kishte pasur një takim edhe me Taulant Ballën.

 

Policia e Shtetit mohon kategorikisht që drejtuesi I Ardi Veliu të ketë takuar ndonjëherë Alfred Alizotin dhe se  kjo video e regjistruar në mënyrë të fshehte është krejtësisht e pavërtete.

 

Më poshte reagimi I plotë:

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë  e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *