E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i PD: Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike

Partia Demokratike zhvillon punimet në pallatin e Kongreseve të Kuvendit Kombëtar ku do të zgjidhen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

 

Bien ë sy ndër kandidatet për Këshill rikthimi I disa figuareve sic është rasti I Gazmend Oketës që ka qënë pjesë e partisë së Bamir Topit, FRD.

 

Reklamë

Ndërkohe nuk janë përfshirë një sërë emrash të njohur kundërshtar të Bashës si Patozi, Bode, Ruli, Topalli e Bregu.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha I dedikoi një pjesë të mirë të kohës, nevojes që sipas tij ka politika shqiptarë për një elite të të re politike duke qënë se prej të paktën një shekulli, politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve dhe më shpesh pengesë se shtytje për përparim e mjet në duart e disave për të grabitur dhe sunduar gjithë shqiptarët tjerë.

 

 

Sot, ne kemi nevojë për një politikë perendimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte por as e pamundur.Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, është ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re.Ne duhet të krijojmë kushtet Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik.Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe mbi të gjitha si drejtues i Partisë Demokratike.

 

 

Kreu i PD, tha se sot vendi është ende prapa botës së zhvilluar, është ende larg potencialit tonë kombëtar dhe një vend i prapambetur ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja shoqërore.

 

 

Vitet e fundit, vendi është zhytur në autokraci, po vuan nën sundimin e krimit dhe të korrupsionit, po lëngon në mjerim ekonomik dhe është e izoluar nga bota e politikës, ekonomisë, kulturës, dijes, shkencës dhe vlerave perendimore.Është e vërtetë se korrupsioni nuk lindi këto pesë vitet e fundit. Është e vërtetë se krimi ka tentuar dhe ka mundur edhe më parë të ndikojë apo të ketë lidhje me qeverinë. Është e vërtetë se biznesmenët kanë synuar edhe më pare, jo pa sukses, të ndikojnë vendim-marrjen e qeverisë në favor të tyre.Por me qeverisjen e fundit socialiste të gjitha këto dukuri shkatërruese për demokracinë dhe zhvillimin, u ngritën në sistem. Projekti i ashtuquajtur i rilindjes në fakt ishte një projekt për institucionalizimin e krimit, të korrupsionit dhe kapjen e shtetit nga interesat private dhe kriminale.Sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një. Një grusht njerëzish të politikës, të biznesit të medias dhe të krimit kontrollojnë krejtësisht pushtetin politik, pushtetin ekonomik, pushtetin mediatik të vendit. Ajo që synon tani ky grup i kriminalizuar është të çimentojë kontrollin e vet mbi këto pushtete për dekadat e ardhshme duke duke futur në dorë dhe kontrolluar të gjitha burimeve ekonomike dhe natyrore të vendit.Mineralet, pyjet, bregdeti, ujërat, parqet, trojet dhe pasuritë e tjera natyrore po privatizohen apo i jepen me koncesion këtij grupi për dekadat të tëra.E gjithë infrastruktura e vendit, shëndetësia, arsimi po i jepen këtij grupi njerëzish.Të gjitha këto operacione po financohen duke e zhytur Shqipërinë në borxh. Miliarda euro borxh ka marrë qeveria socialiste që kur ka ardhur në pushtet, të cilët kanë përfunduar të gjitha në duart e këtij grushti të vogël njerëzish.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë