Lulzim Basha ka takuar qytetaret e Burrelit per ti ftuar te behen pjese e protestes se 16 shkurtit.

 

Lideri i opozites ka degjuar problemet e perditshme me te cilat perballen banoret e ketij qyteti duke theksuar se burimi I kesaj situate eshte qeveria e cila vjedh taksat per te pasuruar nje grusht njerezish.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza erkonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë.Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin.Fati juaj është në dorën tënde. Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë.Këta kanë dalë lakuriq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur.Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro. Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro.Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt.Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriket. Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.

 

 

Kreu I PD theksoi se e djathta e ka nje plan per nxjerrjen e vendit nga kriza, por se pari shqiptaret duhet ti japin fund kesaj qeverie me te cilen nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme .

 

Basha e ka cilesuar manifestimin e se shtunes nje referendum popullor kunder qeverise Rama.

Më 16 shkurt do të bëjmë atë që bën çdo popull. Çdo popull në Europë i përzen hajdutët.Pushteti nuk eshte i atyre qe jane ne karrike me vota te vjedhura, por i qytetareve shqiptare.

 

Sipas Bashes ne 16 shkurt do te nise nje epoke e re per te gjithe qytetaret shqiptare, pasi ky eshte momenti kur pushtetin do ta kete populli e jo qeveritaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *