Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se kandidatët e opozitës për Tiranën, Durrësin, Elbasanin etj, do të shpallen brenda këtij muaji.

 

Gjatë një konference për zgjedhjet vendore të mbështetur nga partia simotër suedeze “Moderaterna”, Berisha sqaroi se procesi i primareve do të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që opozita të nisë betejën për 61 bashkitë e vendit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Mund të kemi kandidatët brenda muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet. Megjithatë varet. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë.  Zbatimi i saj ka një rëndësi shumë të madhe dhe në respekt të përfaqësimit, ligjit që ne zbatojmë. Është një moment shumë i rëndësishëm”

 

Kreu i PD shpjegoi se në procesin e primareve do të marrin pjesë edhe figura, që vijnë nga shoqëria civile.

 

“Detyra e demokrateve ne keto zgjedhje eshte te votojne me te mirin , ai qe ata besojne se pranohet me shume nga komuniteti I tyre. Mendoj qe angazhimi I atyre qe mund te marrin vota ne komunitet me shume se ne eshte mencuri, por edhe detyrim.”

 

Berisha u bëri thirrje demokratëve që të fokusohen tek shtresa gri, të shtojnë takimet, duke mos harruar rëndësinë e rrjeteve sociale.

 

“Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”

 

Brenda pak ditëve pritet që partia demokratike të nisë procesin e primareve për kandidatët për zgjedhjet lokale. Në një kohë që Sali Berisha ka arritur një marrëveshje në parim me aleatët, për të garuar me një kandidat të përbashkët për zgjedhje, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur me atë pjesë të demokratëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *