E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

“Kreu i partisë së krimit…”, Berisha akuzon Ramën, Spiropali e ndërpret! Kreu i PD-së: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’dua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare.

Nga Foltorja ku mori fjalën, Berisha e cilësoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, si “kryetarin e partisë së krimit”. Kjo bëri që kryeparlamentarja të ndërhynte dhe t’i tërhiqte vëmendjen.

Berisha: Kreu i partisë së krimit…

Spiropali: Ai nuk është kreu i partisë së krimit. Ju tërheq vëmendjen për fjalorin.

Berisha: Do ruash vendin. Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk dua të ta jap. Kreu i partisë krimit mori epitetin më në fund, më të merituar si Ramaduro i Evropës. Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje një media e rëndësishme në SHBA më kërkoi një intervistë dhe më tha “Na fol pak për Ramaduron”. Është bërë famoz për dy arsye, narkoshtetin dhe farsën elektorale. Këtë verë, në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë