Subscribe

Këtë te diele qendrat e votimit ne Kavaje nuk u hapen edhe pse ishin prodhuar rreth 63 mije flete votimi; për shkak te tërheqjes se 2 kandidateve. Ne këtë situate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te njoftoje zyrtarisht Presidentin e Republikës, i cili ka kompetencën, per te caktuar një date te re zgjedhjesh.

 

Mbledhja e KQZ u shoqërua me debate pasi 3 anëtaret e propozuar nga opozita ne këtë institucion kërkuan me shume kohe per shqyrtimin e dokumentacionit per 5 parti, te cilat kane paraqitur firma te qytetareve per t’u regjistruar, por pas rrëzimit te kërkesës, ata bojkotuan mbledhjen.

 

Pas largimit te 3 anëtareve te propozuar nga opozita, KQZ miratoi listat e kandidateve per deputet te 9 partive, ndërkohe qe gjobiti me 1 milion leke partine socialiste pasi nuk kishte respektuar kuotën gjinore ne qarkun e Beratit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *