Subscribe

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se kompania sllovene CETIS ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe, në të cilat do të votojnë më 25 prill qytetarët e Shqipërisë.  Fletët e votimit pritet të mbërrijnë këtë të premte.

 

Bëhet fjalë për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

 

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *