Vendosja e dy shtatoreve, të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe atij të luftës së Kosovës Adem Jashari në Prizren për ditën pavarësisë shkaktoi reagime të shumta. Nuk ishin të paktë ata që e kritikuan realizimin e veprave. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka deklaroi për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se për shtatoren e Adem Jasharit nuk ka patur dijeni sepse është vënë brenda një qendre tregtare.

 

“Shtatoren e Adem Jasharit as unë nuk jam informuar nëse është shtatrorja që është vënë brenda një qendre tregtare, nga një investitor privat. E ka përgatitur ai dhe unë e pash nga mediat.”

 

 

Ndërsa për shtatoren e Skënderbeut, ai u shpreh se është donacion i diasporës shqiptare në Zvicër. Sipas kreut të Komunës së Prizrenit, në internet qarkulluan edhe fotomontazhe të tij.

 

“Shtatorja e Skënderbeut qe një vendim i votuar nga ana e Kuvendit Komunal dhe ne si komunë kemi përgatirur vendin dhe bazamentin dhe aspketin ligjor të saj. Nuk ka patur konkurs sepse është donacion i diasporës shqiptare në Zvicër. Komuna ka rregulluar vendin dhe sheshin, ndërsa shoqata “Trojet e Arbrit”, përfgatiti shtatoren dhe e solli si donacion. Edhe unë dje e kam parë për herë të parë. Ky është donacion dhe bashkëpunim me shoqërinë civile. Mendoj se tek shtatorja e Skënderbeut është më ndryshe pak, nga aspekti estetik nuk kam parë një problem të madh. Fotografitë që janë dhënë kanë patur luajtje me fotomontazh në disa pika, mesa pash në internet.”

 

Ai deklaroi se nuk mund të ndërhyhet tek qendra tregtare për t’i kërkuar një rikonceptim të shtatores së Adem Jasharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *