E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i grupit të LSI: Shqipëria e zhytur në korrupsionin e tepsisë së Rilindjes

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se thotë se Shqipëria është zhytur në korrupsionin e Rilindjes që prej vitit 2017.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se, raporti i Transparence International tregon qartë se korrupsioni është thelluar në Shqipëri pas 2017 dhe  se vendi ynë tashmë ka rënë  dy shkallë nga renditja botërore.

 

Reklamë

“Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017 së tepsisë së Rilindjes.

Raporti i Transparence International tregon qarte se korrupsioni eshte thelluar ne Shqiperi pas 2017 dhe Shqiperia ka rene edhe dy shkalle ne renditjen boterore.

Tepsia dhe timoni shto ketu edhe portalet qindramilionshe te Bashkeqeverisjes me qytetarin e thelluan hajduterine dhe grabitjen e Rilindjes.

Ndaj edhe perfaqesusi i OSBE ne Tirane deklaron:

“Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.”

Komentet e metejshme jane te teperta.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë