E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Kreu i FA, Kollçaku: Shqipëria, aleat i zoti për NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku deklaroi se arritjet e Shqipërisë në NATO në këto 10 vite janë të shumta ndërsa shprehu falenderime për të gjithë vendet e Aleancës Atlantike.

 

I ftuar në studion e edicionit informativ të orëns 19:00 në Vizion Plus, Shefi Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi se një ndër arritjet kryesore e vendit është se ka treguar që është një aleat I zoti për NATO-n dhe se e ka treguar këtë gjë në misionet e deritanishme të ndërmarra nga FA.

 

Reklamë

Sipas tij, baza aktive e Kuçovës do të jetë një investim I rëndësishëm pasi do të ketë role të shumëfishta si për aleancën ashtu dhe për Forcat e Armatosura.

 

I pyetur për çështjen ruse, gjenerali tha se Rusia nuk e ka dashur asnjëherë përhapjen e NATO ndërsa theksoi se nuk ka ndikim tek vendet e aleancës.

 

Ndërsa sa I takon rritjes së buxhetit,  Gjeneral Kollçaku tha se qeveria është në përmbushje të detyrimit të saj dhe se kjo gjë do të arrihet brenda vitit 2024.

Më shumë intervista

Reklamë