E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kreu i BKH/ SPAK jep “OK” për 8 kandidatë, testi i poligrafit hapi i radhës

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kualifikuar për të vijuar më tej garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit tetë kandidatë.

 

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH njoftoi për mediat se të përzgjedhur janë:  Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu, Ervin Hodaj, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

 

Reklamë

Ky vendim u mor pas vlerësimti të testit të aftësive fizike, të testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte. Emrat e kualifikuar do të kalojnë në testin e poligrafit dhe në fazën e intervistimit final.

 

Pak ditë më parë ambasada amerikane garantoi se po mbikqyr me rreptësi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas ambasadës, gjithçka është bërë sipas praktikave më të mira të FBI.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë