Subscribe

Tetë kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetmit do t’i nënshtrohen këtë të martë testit të poligrafit, ose ndryshe makinës së të vërtetës. Seancat do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për çdo kandidat, ndërsa do të vijojnë deri ditën e premte. Dy kandidatët e parë që bënë testin e poligrafit janë Lindita Nushi Gentjan Shehaj.

Kandidatët e përzgjedhur janë: Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu, Ervin Hodaj, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

 

Vendimi për të kaluar në këtë fazë u mor pas vlerësimit të testit të aftësive fizike, të testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte.

 

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve garantoi se po mbikqyr me rreptësi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, ndërsa ka theksuar se gjithçka është bërë sipas praktikave më të mira të FBI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *