Paqja mes Ukrainës dhe Rusisë duket e largët. Kremlini zyrtar deklaroi këtë të mërkurë se aktualisht nuk ka bazë për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se plani i paqes i propozuar nga Kievi është i palogjikshëm pasi përjashton Rusinë.

“Ne vërtet besojmë se çështja e negociatave nuk është e rëndësishme në këtë kohë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov .

Sipas Peskov, shanset e fundit për paqe mes dy vendeve u fundosën nga Britania në vitin 2022. Ai pretendoi se Mbretëria e Bashkuar i ka ushtruar presionKievit për të refuzuar një projekt-marrëveshje menjëherë pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë.

“Pas kësaj, nuk kishte asnjë parakusht për negociata dhe kishte edhe më pak parakushte pasi Ukraina në fakt ndaloi ligjërisht çdo negociatë me palën ruse ,” tha Peskov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret në tetor 2022 duke deklaruar zyrtarisht perspektivën e çdo bisede për Ukrainën me Putinin si të pamundur, me argumentin se Rusia njoftoi ankesimin e katër rajoneve të Ukrainës jugore dhe lindore./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *