Subscribe

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë normalizimin e politikës monetare, duke rritur më tej normën e interesit bazë për lekun, por pritshmëritë janë që masa e ndërhyrjes të jetë më e lehtë.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR , DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

“Kemi kryer në një masë të madhe rishikimin e politikës monetre për kontrollin e inflacionit dhe në të ardhmen është një rrugë më e shkurtër.”

 

Në mungesë të reagimit të politikës monetare, sipas Bankës Qendrore, inflacioni në vend rrezikon të mbetet në nivele të larta përtej fundit të këtij viti, duke vënë në rrezik rritjen ekonomike.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

“Ne duam ti sinjalizojmë publikut që kemi vullnetin dhe jemi gati të marrim çdo masë për të kthyer inflacionin në objektiv. Normalizimi  politikës monetare nënkupton kushte më të shtrenghuara finaniare për agjentët ekonomikë. Por ka përfitime afatghjata. Nëse BSH nuk reagon në kohën e duhur, inmflaciooni do të dilte jashtë kontrollit dhe do të na duhej të reagonim më fort dhe më shpejt, duke dhënë ndikim më të madh. Një nivel i qëndrueshëm çmimesh është parakusht si për rritjen e qëndryueshme dhe afatgjatë, si për stabilitetin monetary dhe financiar dhe për kontrollin e efektit që inflacioni sjell në shtresat e shoqërisë.”

 

 

Kalimi nga norma të ulëta interesi në ato më të lartat shtrenjton këstet e kredive për kredimmarrësit. Sipas Bankës së Shqipërisë, deri në marsin e vitit tjetër pjesa më e madhe e kredimmarësve do të jenë ndikuar nga normalizimi i politikës monetare, duke paguar interesa më të larta.

 

Për të lehtësuar pozitën e tyre paguese, Banka Qendrore pret nga bankat e nivelit të dytë bashkëpunim me klientët, për të ristrukturuar kreditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *