Subscribe

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, por jo vetrëm kaq në arenën politike shqiptare, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Spotlight, Vizion Plus prej ku shprehet se pozitat që ka mbajtur deri tashmë I meriton. Ajo u përgjigjet kështu edhe atyre që emrin e saj e lakojnë se I fiton këto pozita duke qenë e bija e lliderit të lëvizjes së Dhjetorit.

Hajdari shton se është krenare që është e bija  eAzemit dhe se çdo ditë frymëzohet prej tij.

Rudina Hajdari: Jam shumë krenare që jam e bija e Azem Hajdarit.Jetoj me të çdo ditë dhe frymëzohem nga figura e tij dhe nga çdo gjë që Azem Hajdari ka bërë për politikën shqiptare dhe për shqiptarët përpos kaheve politike, përpos çdo gjëje tjetër, ai ishte një njeri atdhetar dhe ai ishte një njeri thellësisht antikomunist dhe në atë kohë mund të them se u ngrit si një njeri që guxoi aq shumë. Ishte luftarak në shpirt. Dhe guzoi aq shumë për të rrëzuar sistemin komunist.

Alban Dudushi: Qartë, po këto janë kredenciale të Azem Hajdarit. Cilat janë tuajat?

Rudina Hajdari: Duke u nisur nga ai frymëzim duke u nisur nga fakti që ai besonte thellësisht tek njerëzit shkonte afër tyre dhe punonte me ta… E gjithë kjo, mua më ka frymëzuar, kam jetuar me të, kam qenë pjesë në atë kohë në një moshë të vogël . Ndaj mendoj që në natyrën time jam një njeri luftarak që mundohem, përpiqem të bëj më të mirën e mundshme dhe të kuptoj që kjo është përtej meje. Kjo kauzë, kjo mundësi që më jepet, ta përdor në mënyrën më të mirë të mundshme. Padyshim që jam e bija e tij, padyshim që disa lakojnë sikur, duke qenë e bija e tij, ndoshta nuk e meritoj pozicionin që kam, por unë se mendoj të tillë sepse jam munduar dhe përpiqem çdo ditë për ta treguar që kjo është një betejë e cila I përket qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *