Subscribe

Ilir Meta e etiketoi Arben Krajën si ‘Spurdhjaku i partisë’, reagon ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

 

Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja kanë sjell reagimin e Ambasadores së SHBA.

 

Përmes një postimi në tëitter, Yuri Kim shkruan se kërcënimet ndaj prokuroreve dhe gjyqtarëve , apo edhe përpjekjet për të dëmtuar reformen në drejtësi nuk mund të konsiderohen më si gjëra normale në një vend anëtar të NATO-s dhe që ka nisur negociatat me BE-në.

 

Ambasadorja shton se të pasurit dhe të fuqishmit janë të shqetësuar tashmë pasi përf shumë kohë ndiheshin të paprekshëm por tani mosndëshkueshmërisë së tyre mund ti vijë fundi.

 

 

‘Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin. ‘- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

 

 

Më herët kreu I Partisë së Lirisë e quajti Arben Krajen një spurdhjak të partisë, pasi I ky I fundit kërkoi informacion nga KQZ dhe Gjendja Civile mbi figuren dhe gjeneralitetet e ish-Presidentit në kuadër të një hetimi që po kryhet ndaj tij.

 

 

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!, deklaroi Meta ne facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *