E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Kosova

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë, si ndahen votat! Cila forcë politike mund të krijojë qeverinë e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë të zhvilluara në datën 9 shkurt.

Nga të dhënat e KQZ rezulton se Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë 396 mijë e 787 vota ose 42.3%.

Ndërkohë forcë e dytë ëhstë renditur Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind;

Ndërsa subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, i 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind;

Reklamë

Kurse AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni i kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.

Me këtë rezultat asnjë nga forcat politike nuk do të mund të formonte e vetme qeverinë. Tashmë pritet që ditët në vijim të shihet se si do të shkojnë negociatat për krijimine  qeverisë së re në Kosovë.

Sipas Kodit Zgjedhor, do të jetë VV e cila si forcë e parë politike do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë, nëse nuk e arrin atëherë kjo mundësi i kalon PDK-së.

Nëse asnjë nga forcat politike nuk formon dot qeverinë atëherë Kosova do të ripësërëisë zgjedhjet.

Ndarja e mandateve

LVV – 48 mandate

PDK – 20.95% – 24 mandate

LDK – 18.27% – 20 mandate

AAK NISMA- 7.06% – 8 mandate

Lista Serbe – 4.26% – 9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat.

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë