E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ shkarkon kandidatin e Tom Doshit në Shkodër

Pas dorëheqjes nga mandati  të Tom Doshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë “moszgjedhshmërinë” për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në vendimin e KQZ-së thuhet: “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Çeliku nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin, duke humbur kështu mandatin. Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit kandidatit tjetër në listë.

Po ashtu, KQZ njoftoi se mandati i Bashkim Finos do t’i kalojë Gentiana Cakranit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë