Subscribe

Pasi konfirmoi qëndrimin në detyrë të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, KQZ ka marrë vendim edhe për kreun e bashkisë së Librazhdit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri të ditur se edhe Kastriot Gurra nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të detyrës.

Nga verifikimi i Prokurorisë ka rezultuar se Gurra ka qenë i shpallur në kërkim nga policia nga shtatori deri ne dhjetor 2008, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”.

Gurra nuk ishte ndaluar gjithsesi sepse urdhër-ndalimi nuk u ekzekutua kurrë.

Por më tej organi I akuzës e ka pushuar cështjen ndaj tij.

Kryebashkiaku i Librazhdit ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit mirëpo KQZ vendosi ta rikonfirmojë në detyre me 5 vota pro dhe asnjë kundër, i njejti vendim sikurse u dha edhe për Agron Malajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *