E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ: Procesi i votimit paraqitet i qetë dhe pa problematika

Deri më tani, pjesëmarrja në 1016 qendra votimi nga 5199, është 38.04 për qind.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha deklaroi se pjesëmarrja në votime deri më tani është e qetë.

Edhe në ato qendra që kishte pezullime të përkohshme, gjendja nuk paraqitet problematike.

“Nuk ka asnjë problematikë. Situata vijon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra që kishte pezullime të përkohshme, situata është e qetë. Sa i përket edhe pjesëmarrjes, u reflektua edhe në ekranet tuaja, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komisionerët kanë nisur të japin të dhënat jo vetëm për përqindjen, por edhe të ecurisë së procesit, i cili eshte i qete. Në orën 16:00, tashmë është diku te 38.04%. Kjo përqindje është e bazuar tek 1016 qendra votimi, nga 5199.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë