E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Politikë

KQZ: Nuk i ndërpritet mandati asnjë deputeti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos ndërpresë mandatin e asnjë prej 21 zyrtarëve të lartë, 13 deputetë dhe 8 kryebashkiakë, të cilët sipas verifikimeve të Prokurorisë, kishin gabime në plotësimin e formularëve të vetedeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.Në bazë të këtij vendimi, nuk do t’i preket mandati as krerëve të Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

 

Para marrjes së këtij vendimi, KQZ dëgjoi përfaqësuesit e zyrtarëve, objekt shqyrtimi. Përfaqësuesi i ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se gabimi në formular ishte për shkak të zyrës së Gjendjes Civile.

 

Reklamë

Më pas KQZ u përfshi nga debate të forta. Komisionerët e propozuar nga opozita kërkuan në fillim të mbledhjes që shqyrtimi i dy kryebashkiakëve Zotkaj dhe Peçi të ndahej nga ato të zyrtarëve të tjerë, pasi sipas tyre, mbi ta rëndojnë akuza më të rënda.

 

Por, për kreun e KQZ-së ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.

 

Debati ishte i gjatë dhe tre komisinerët Osmanaj, Shtjefni dhe Zguri braktisën mbledhjen. Por kjo nuk ndaloi shumicën të vijonte me shqyrtimin e rasteve.

 

Me këtë vendim KQZ rrëzoi hetimet dhe pretendimet e Prokurorisë për asnjë prej zyrtarëve, të cilët u bënë shkak për debat të ashpër politik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë