E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ ndëshkon PD-në, 12 milionë lekë gjobë për shkelje të kodit

Partia Demokratike është ndëshkuar me 12 milionë lekë gjobe, për mosrespektim të përcaktimeve në kodin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi masën ndëshkimore, pasi partia më e madhe në opozitë, nuk kishte respektuar e ligjit për barazinë gjinore në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Vendimi u mor me votat e 4 anëtarëve të KQZ-së mes tyre edhe kryetari Klement Zguri, ndërkohë që kundër votuan Vera Shtjefni e propozuar nga PD dhe Gëzim Veleshnja nga LSI.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë