Subscribe

Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër institucioneve të drejtësisë ku i ka kërkuar koordinimin e punës për parandalimin e incidenteve dhe krimeve zgjedhore. Letra e KQZ-së është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, asaj të Posaçme si dhe Policisë së Shtetit.

 

Celibashi kërkon evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Ndër të tjera në letër kërkohet që masat të zbatohen nga kjo e enjte deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

 

Ndërkohë janë afro 7000 efektivë që prej disa kohësh janë trajtuar dhe që do të angazhohen në mbarëvajtjen e këtij procesi. Roli i efektivëve të angazhuar do të jetë i ndarë ku në fokus të tyre kryesisht do të jetë transporti dhe ruajtja e materialeve zgjedhore. Por gjithashtu edhe qëndrat e votimit do të kënë prezencë të forcave policore në hyrje të tyre. Pas përfundimit të votimit, policia do të shoqërojë të gjitha kutitë pranë KZAZ-ve në të gjithë vendin, ku dorëzimi i tyre do të bëhet përmes procesverbaleve.

 

Angazhimi i policisë do të jetë në të gjitha qendrat e votimit, por efektivë të shtuar për shkak të vëmendjes do të kenë sidomos ato bashki që konsiderohen si pika të nxehta dhe ka patur incidente në procese të kaluara zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *