E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ i jep mandatin 6 deputetëve të rinj nga listat e PD-LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin deputetit gjashtë kandidatëve të tjerë nga radhët e opozitës.

 

KQZ I dha këtë të hënë mandatin e deputetit, Lefter Maliqit, Elda Hotit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës, Ligoraq Karamelos dhe Majlinda Halilit.

 

Reklamë

Lefter Maliqi do të zëvendësojë Astrit Veliajn nga PD në Qarkun e Beratit, ndërsa Ligoraq Karamelo do të marrë vendin e Klevis Balliut në qarkun e Korçës.

 

Kurse Edlira Hyseni do të marrë vendin e Gent Strazimirit dukë përfaqësuar Qarkun e Tiraëns.

 

Nga ana tjetër Majlinda Halili, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti do të zëvendësojnë ish-deputetët e LSI, Nora Malaj, Viktor Tushaj dhe Vangjel Tavon.

 

Deputetët e mësipërm do të betohen të mërkurën në seancë ku do të marrin dhe zyrtarisht mandatin.

 

Me marrjen e mandatit të kadnidatëve të mësipërm ka shkaur në 13 numri I deputetëve opozitarë. Ndërsa pritet që të shkojë në 14 pasi këtë të hënë, Alban Zeneli një tjetër kandidat nga listat e opozitës, ka depozituar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.

 

Zeneli do të përfaqësojë Qarkun e Kukësit pasi do të marrë vendin e ish-deputetit demokrat Flamur Noka.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë