E martë, 24 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ: Dekreti i Metës është antikushtetues, zgjedhjet në 30 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te injoroje vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke vazhduar përgatitjet për procesin e 30 qershorit.

 

2 ore pasi ne ambientet e KQZ mbërriti dekreti presidencial 4 anëtarët e këtij institucioni te propozuar nga Partia Socialiste e cilësuan ata ne kundërshtim me Kushtetutën.

 

Reklamë

I vetmi qe u pozicionua ne mbështetje te dekretit presidencial ishte kryetari i KQZ, Klement Zguri i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin te zbatoje vendimin e kryetarit te shtetit.

 

Pas largimit te kryetarit nga mbledhja, 4 anëtarët e KQZ vazhduan me marrjen e vendimeve për përgatitjen e procesit zgjedhor te 30 qershorit duke miratuar ndarjen e fondeve për fushatën elektorale te partive qe garojnë ne zgjedhjet për pushtetin vendor.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë